Politike

“Askush s’duhet të shesë votën”/ Kim mesazh nga Vlora

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka mbërritur në Vlorë, ku në rolin e vëzhgueses pa nga afër ecurinë e procesit të votimit në një Qendër Votimi.

Ajo tha për mediat se askush nuk duhet të blejë apo të shesë votën. Ndër të tjera Kim theksoi se është përgjegjësi e autoriteteve që të zbatojnë ligjet.

“Jam një nga vëzhguesit e shumtë ndërkombëtarë. Deri më tani nduket mirë, por jam një person dhe do të duhet të presim të gjithë vëzhguesit. duhet të dërgojmë raportimet nga raporti i ODHIR. Kam qenë në Nivicë, Selenicë dhe do të vizitojmë vende të tjera. Nuk duhet të ushtrohet presion. Është më rendësi që çdo votues të ushtrojë të drejtën e votës. Asnjë nuk duhet të shesë votën dhe ta blejë. Është përgjegjësi e autoriteteve që t’i zbatojë ligjet në mënyrë të barabartë.”, tha Yuri Kim.

Ajo ka komunikuar me komisionerët dhe më pas është larguar.

 

 

“Procesi aktualisht po vijon të jetë normal. Kanë kaluar 6 mijë votues. Vijon të ketë pjesëmarrje. Nga inspektimi duket se nuk është sanuar asnjë incident”, raportoi gazetari Enrik Mehmeti.

TRENDING

Exit mobile version