Asnjë viktimë nga COVID në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen… raste të reja infeksioni

Shifrat ditore vijojnë të tregojnë një përmirësim të mëtejshëm të situatës me pandeminë në vend. Me një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast fataliteti, ndërsa janë regjistruar vetëm 9 raste të reja infeksioni.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 4 raste në Tiranë, Shkodër, 1 në Vlorë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,566 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 132,360, ku raste aktive janë 343. Fatkeqësisht 2,451 persona kanë humbur jetën.

Pavarësisht një përmirësimi të dukshëm të situatës, sërish Ministria e Shëndetësisë bën apel për qytetarët që të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19.

Statistika (3 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        9

Të shëruar në 24 orë      45

Të shtruar në spitale      31

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3,340

 

Testime totale             730,079

Raste pozitive             132,360

Raste të shëruara        129,566

Raste Aktive                  343

Humbje jete                  2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         106

Shkodër       63

Korçë            55

Berat             33

Lezhë           24

Elbasan        22

Gjirokastër   11

Vlorë             11

Durrës          5

Dibër          5

Kukës           4

Fier                4

Related Posts

Kategorite

BIoscalin