Kosova

Asociacioni në tryezën e Brukselit/ Vuçiç: Me Kurtin nuk bisedohet

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pretenduar se të hënën në Bruksel, në takim me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti “do të bisedohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse ai kërkojë të flasë për këtë”, dhe, sipas pretendimeve të tij, “edhe përfaqësuesit evropianë do bëjnë të njëjtën gjë”.

Me këtë ai ka konfirmuar se do të udhëtoj në Bruksel për takim me Kryeministrin e Kosovë, edhe pse prej takimit të fundit që e kanë pasur në vjeshtë të vitit të kaluar, ai ka qenë “këmbëngulës” që nuk do vazhdojë dialogun derisa të formohet Asociacioni.

Mirëpo qëkurse u bë publike nga ndërmjetësuesi i BE për dialog Miroslav Lajçak se palët së pari duhet të pajtohen me propozimin evropian, të ashtuquajtur franko-gjerman, e më pas do të bisedohet edhe për Asociacionin, presidenti serb “ka ndërruar mendjen” dhe ka deklaruar: Unë gjithmonë do të shkoj të bisedoj me Kurtin, mirëpo me të nuk ka biseda konstruktive. Ai shkon me variantin “gjithçka do pranoj por së pari të na njohë Serbia”.

“Nuk mund të më befasojnë. Jam i gatshëm për gjithçka, kam marrë pjesë në aq shumë takime dhe nuk e kam të vështirë të vlerësojë se me çfarë janë duke më pritur”, – u lavërua Vucic para opinionit serb.

Kujtojmë se të hënën, më 27 shkurt do të mbahet raundi i radhës i bisedimeve në mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë në dialogun i cili po mbahet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

TRENDING

Exit mobile version