Rajon

Asociacioni/ Vuçiç vendos kushte

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk ka kuptim vazhdimi i dialogut me Kosovën, pa formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Këto deklarime ai i bëri pas takimit me ambasadorët e QUINT-it në OSBE dhe me ambasadorët e këtyre vendeve në Beograd.

Vuçiç dhe diplomatët diskutuan edhe për situatën e sigurisë në Evropë. Sipas njoftimit nga presidenca serbe thuhet se u diskutua edhe për rrugën e integrimit të Serbisë në BE.

“Presidenti Vuçiç dhe ambasadorët e Quint diskutuan edhe për situatën e sigurisë në Evropë, si dhe për integrimin evropian të Serbisë. Presidenti veçanërisht theksoi se Serbia vlerëson bashkëpunimin e mirë me OSBE-në si një nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe misionin e saj në Serbi”, thuhet në deklaratë.

TRENDING

Exit mobile version