Kosova

Asociacionin e Thaçit e Mustafës/ Londra: Ja pse Kurti s’guxon të lëshojë pe në dialog

Publicisti dhe përfaqësuesi i diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe, Milaim Nela, vlerëson se Marrëveshja e Ohrit, nuk mund të konsiderohet si marrëveshje për sa kohë që nuk është nënshkruar nga asnjëra palë.

Ai është shprehur se pika e parë dhe e panegocieshme e marrëveshjes duhet të ishte njohja reciproke dhe me pas mund të diskutoheshin të drejtat e pakicave ne vendet respektive

“Vuçiç përkundër Kurtit që publikisht shprehu vullnetin për nënshkrimin e draftit qartazi dhe prerazi, tha që nuk do ta nënshkruante atë. Ajo që i interesonte atij nga e gjithë marrëveshja ishte pika e Asociacionit apo mini republika Srbska” – theksoi Nela duke shtuar se e kupton hezitimin e Qeverisë së Kosovës për Asociacionin pasi Serbia po kërkon atë që e kanë pranuar Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

“Serbia do entitet në vete për serbet e Kosovës dhe drejt asaj do e shtyjë politiken e vet shkatërruese” – deklaroi publicisti Nela teksa përfundoi se e sheh shumë problematic epilogun e dialogut Kosovë – Serbi, pasi është i vendosur në vendosur në shina të gabuara duke favorizuar Serbinë.

TRENDING

Exit mobile version