Politike

Astrit Patozi: Zgjedhja e Dumanit në krye të SPAK-ut ka mërzitur foltoren

Ish-kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi thotë se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë shqetësuar pas zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK-ut.

Në një intervistë, Patozi u shpreh se besimi i qytetarëve te reforma në drejtësi, ka rënë.

“Padiskutim që po. Edhe sikur unë të thoja ndryshe, por ata, është shumë evidente që kanë qenë shumë të mërzitur nga i gjithë procesi, por sidomos nga produkti final i tij, që ishte zgjedhja e zotit Dumani në krye të SPAK-ut.

Nuk i heq asnjë presje asaj që kam shkruar, pavarësisht se për të qenë i sinqertë, besimi im tek reforma në drejtësi ka ardhur duke u zbehur.

Kam përshtypjen që publiku shqiptar është i zhgënjyer nga e gjithë ecuria e reformës nëd rejtësi dhe kohët e fundit ka një rënie të besimit të publikut te institucionet e reja të drejtësisë”, theksoi ai.

TRENDING

Exit mobile version