NTV
No Result
View All Result
18/02/2021 , 7:30
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
18/02/2021 , 7:30
NTV
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Astrologia Meri Shehu jep “lajmin e madh” nga horoskopi i muajit Shkurt: Kësaj shenje do i shkojë çdo gjë vaj

by Kasaj
03/02/2021 , 15:17
Astrologia Meri Shehu jep “lajmin e madh” nga horoskopi i muajit Shkurt: Kësaj shenje do i shkojë çdo gjë vaj
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Astrologe Meri ishte e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku si çdo muaj ka bërë parashikimin e shenjave të horoskopit dhe renditjen e tyre nga ajo me më pak fat tek ajo me shumë fat për këtë muaj.

Meri tha Shkurti fillon bukur sepse ndjenjat dhe mendimet do shprehen, por ajo që duhet të kemi kujdes gjatë këtij muaji janë çështjet ekonomike. Ashtu siç mund t’i fitojmë lehtë paratë, ashtu mund t’i humbim papritur, tha Meri.

Më poshtë parashikimi i muajit Shkurt për çdo shenjë.

12.Bricjapi – Gjatë muajit Shkurt do merren me problematikat e tyre ekonomike, do rishikojnë mosmarrëveshjet. Duhet të jenë të kujdesshëm, disa çështje ekonomike shkojnë mbrapa derisa t’u hapet situate e re. Me Hënën e Re mund të kenë një fushëpamje të mirë, por kjo nuk do të thotë që patjetër duhet të vendosin, apo nëse vendosin duhet të jenë më të qartë.

11.Peshqit – Deri në datën 21 do jenë të mbyllur në veten e tyre. Marrëveshje, kontakte, biseda, prapaskena, njerëz nga e kaluara që rikthehen dhe nuk dalin hapur, që tregojnë se kanë disa kundërshtime. Njerëzit që dëshironin të bashkëpunonin me Peshqit tani do jenë kundër tyre. Të kenë vëmendje Peshqit për takime të fshehta, për romanca të fshehta, për fjalën e dhënë që kanë dhënë më herët e nuk i mbajnë dot.

10.Gaforrja – Do kenë vonesa në marrjen e të dhënave ekonomike ose të bashkëpunimeve ose të punëve që kanë bërë. Marrëdhëniet me të tjerët do ngecen përsa i përket sqarimit ose dhënies së detyrimeve që kanë të tjerët ndaj Gaforreve. Njerëz dhe problematika nga e kaluara do dalin në pah. Situata fillon të qetësohet pas datës 25.

9.Virgjëresha – Deri në datën 21 do shikoni më mirë rrugëtimet në punën tuaj. Diskutimi në lidhje me një punë të re apo projekt të ri mund të ketë disa pengesa. Duhet të prisni pas datës 21 që të mos keni vështirësi dhe të filloni të nënshkruani më kollaj një punë. Hëna e Re në datën 11 do jetë shumë e mirë dhe të marrin një lajm të mirë pune. Mos nënshkruani direkt, shikoni kushtet e kontratës.

8.Binjakët – Do përfshiheni me disa çështje ligjore ose komunikimet apo udhëtimet që kanë me jashtë. Të gjitha gjërat që dukeshin se i kishin ezauruar, dokumentacionet që dukeshin në rregull, gjyqet apo ligjet që mendonin se i kishin në rregull do kenë vonesa. Do dalë ndonjë problem në shkrimet apo çështjet ligjore që mund të kenë firmosur në Janar. Duhet të jenë të vëmendshëm në të gjitha projektet që kanë të bëjnë me ligjin dhe komunikimin me jashtë. Nga data 25 Afërdita në shenjën e Peshqve do i japë famë, emër, mirëqenie në karrierë ose në jetën personale.

7.Demi – Në këtë periudhë do kemi bashkëpunime të rëndësishme të Demve me Ujorët, do ecin dhe përparojnë. Demët do kenë më përparësi këtë periudhë në lidhje me karrierën, me punën, por Mërkuri i kundërt tregon që do kemi pengesa, vonesa dhe një problematikë me eprorët ose dhe me ligjin për të marrë një pozicion ose për të vendosur një rrugëtim të ri. Pas datës 25 gjërat fillojnë dhe marrin një përparësi, jeta erotike fillon dhe shkëlqen në fund të Shkurtit.

6.Dashi – Janë në një vit me fat, kanë shumë qëllime, shumë iniciativa të reja, jeta e tyre sociale po merr për mirë, por mund të keqkuptohen. Atje ku kishin famë dhe një emër të mirë, do lakohen për keq. Të shmangin veprimet e paqarta, shoqëritë jo të mirënjohura sepse mund t’u prishet emri i tyre.

5.Luani – Janë në një muaj bashkëpunimesh dhe sqarimesh të marrëdhënieve kontradiktore që mund të kenë pasur në çift ose keqkuptimeve. Në fushën e bashkëpunimeve që pas datës 11 hapen mundësi të reja dhe Luanët do kenë një mundësi të lëvizin, të jenë më të lirë dhe të bëjnë diçka të re në jetën e tyre. Çështjet ekonomike do i shikojnë në datën 27.

4.Akrepi – Do merren me shtëpinë, me biznesin e tyre, me pronën. Duhet të kenë kujdes në shitblerjen e pronave deri në datën 21 dhe në rikthimin e një marrëdhënie e cila nuk ka qenë e mirë më përpara. Nëse e rikthejnë në këtë periudhë nuk do ishte një rikthim i mirë. Duhet të presin datën 21 për të vendosur për një bashkëpunim ose rikthim me dikë që nuk ka shkuar mirë.

3.Shigjetari – Do planifikoni udhëtime, plane, projekte strategjike dhe shkencore. Do udhëtojë shumë, do marrë dhe do japë shumë mesazhe dhe do modernizohet shumë. Të kenë kujdes kur blejnë kompjutera, makina, mjete komunikimi, telefona sepse deri në datën 21 këto nuk janë të këshillueshme pasi mund të dalin me defekt. Pas datës 21 mund të flasin për një karrierë të mirë ose pozicionim të mirë ata që kanë luftuar për karrierë.

2.Peshorja – Muaj erotik,estetik, do merren me modën, artin. Njerëzit që kanë gabuar ndaj tyre do duan të rikthehen edhe një herë në jetën e tyre. Por me njerëzit që kanë bashkëpunuar në të kaluarën ose kanë pasur marrëdhënie erotike, mos i gënjejë mendja deri në datën 21. Një njohje e re mund të ndodhë në datën 11 qoftë bashkëpunuese ose erotike dhe duhet ta shohin me kujdes. Duhet të bëjnë kujdes me shëndetin, të merren me joga, ushqimin dhe me veten e tyre.

1.Ujori – Në jetën erotike ata që nuk kanë gjetur një partner ose partnere do ta gjejnë. Do fillojnë të shprehen lirshëm ose do gjejnë njeriun e duhur. Do fillojnë të merren me veten e tyre, me estetikën, talentet. Shumë Ujorë që kanë bërë plane në Janar dhe nuk kanë parë ndonjë zhvillim mund të kenë një kthesë deri në datën 21, ti rishikojnë dhe një herë ato projekte apo iniciativa. Mund të takojnë dikë nga e kaluara që nuk do i pëlqejë, por këtë duhet ta shikojnë me kujdes. Ujorët që nuk kanë gjetur një punë apo nuk janë të kënaqur me veten, do gjejnë një punë të mirë dhe do kënaqen me veten. Pas datës 25 do fillojë një periudhë e mirë ekonomike.

Related Posts

Izeti duron të gjitha temperaturat! Njihuni me “Tarzanin e Dibrës”/ Nuk është sëmurur asnjëherë
Lifestyle

Izeti duron të gjitha temperaturat! Njihuni me “Tarzanin e Dibrës”/ Nuk është sëmurur asnjëherë

17/02/2021 , 18:27
Do lëpini gishtat! Kjo është receta sekrete për t’i bërë petullat e fshira si gjyshet shqiptare, tani në dimër të shijojnë shumë
Lifestyle

Do lëpini gishtat! Kjo është receta sekrete për t’i bërë petullat e fshira si gjyshet shqiptare, tani në dimër të shijojnë shumë

16/02/2021 , 14:09
Shmangni diskutimet/ Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, zbuloni surprizat që kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj
Lifestyle

Shmangni diskutimet/ Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, zbuloni surprizat që kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

16/02/2021 , 14:07

Recent Posts

  • Ambasadori i Turqisë viziton spitalin në Fier: Punimet kanë ecur me ritme të shpejta
  • Numër i lartë viktimash nga COVID-19/ MSH: 1075 raste të reja dhe 18 humbje jetë në 24 orët e fundit
  • Eksportet, 1 mld lekë më shumë/ Janari i vitit 2021 ishte më i mirë se janari i vitit 2020
  • Aksident me një të plagosur në Shëngjin, dy makina përfundojnë në kanal pas përplasjes(VIDEO)
  • “Ashtu siç u bë realitet rindërtimi i shtëpive, shkollave…” Rama: Vaksinimi i krejt popullit do të bëhet më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë

Kategorite

  • Aktualitet (1,833)
  • Bota (1,824)
  • DOSSIER (13)
  • Ekonomi (230)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (114)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (285)
  • Kronike (598)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (593)
  • MEMORIE (26)
  • Moti (112)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,126)
  • Politike (731)
  • Rajon (164)
  • REAGIM (110)
  • Shendeti (411)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (367)
  • Videonews (349)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!