Kosova

Ata janë hipokritë, do ti mundim…Brnabiç kundër Fuqive të Mëdha për Kosovën

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabic, ka thënë se Serbia do të luftojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ndonëse do të jetë një luftë e vështirë, sepse siç ka theksuar ajo, disa fuqi të mëdha po e “shtyjnë” Prishtinën në atë organizatë dhe duan ta shpërblejnë Albin Kurtin.

“Do të jetë një luftë e ashpër, sepse padyshim që ka një qëllim të qartë që, pavarësisht se çfarë po ndodh aktualisht në Kosovë, dhe pasi presidenti Vuçic e shpjegoi qartë dhe pa mëdyshje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Kurti po zbaton një politikë sistematike të krijimit të kushteve te pamundura për jetën e serbëve në Kosovë, nje llojë spastrimi etnik i Kosovës nga serbët dhe joshqiptarët e tjerë”, tha Brnabic.

Ajo theksoi se është veçanërisht e trishtueshme dhe e çuditshme që e gjithë kjo po ndodh, praktikisht, në kohën kur po bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, e cila garantohet nga Bashkimi Evropian dhe e cila parasheh obligimin e vetëm të Prishtinës – formimi i Unionit të Komunave Serbe.

“Por Kurti në mënyrë eksplicite po i qëndron politikës që nuk do ta formojë asociacionin dhe se Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston për të”- theksoi kryetarja e Kuvendit ne Serbi.

“Por ne do të luftojmë, nuk do të dorëzohemi. Nuk do të ulemi në kabinete dhe thjesht do ti vëzhgojmë të gjitha këto në heshtje, duke bërë asgjë që të mos ofendojmë dike. Këtë film nuk do ta shikoni këtë herë” – theksoi Brnabiç duke shtuar: –

“Do të shohim nëse do t’ia dalim dhe nëse do të luftojmë, do të bëjmë më të mirën, nuk do të mbrohemi dhe do t’i paraqesim opinionit europian dhe atij botëror se sa hipokritë dhe të tmerrshëm janë disa fuqi të mëdha, te cilat jane duke u përpjekur ta shtyjnë me forcë Prishtinën në Këshillin e Evropës”

TRENDING

Exit mobile version