ATENATI ndaj Shkëlzen Velaj/ Dinamika: 35-vjeçari vuri re se po ndiqej, iku me vrap te dera e shtëpisë, autorët e ndoqën nëpër shkallët e pallatit, zbrazën mbi të kallashnikovin

VLORË– Detaje nga ekzekutimi i 35-vjeçarit Shkëlzen Velaj në Vlorë janë bërë të ditura. Mësohet se viktima ka qënë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Ai e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë, në katin e 5 të pallatit.

Mirëpo në momentin kur u afrua pranë derës, atentatori ka lëshuar breshëri plumbash, në një distancë të afërt, në drejtim të tij.

Në trupin e Velaj është lëshuar një karikator automatiku, që i kanë kushtuar jetën 35 vjecarit.

Autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Risili pranë “Bay passit” ku kanë braktisur makinën tip BMW pa targa dhe e kanë djegur ndërsa janë larguar në drejtim të paditur.

Mendohet se autor të ngjarjes janë më shumë se dy persona.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin