Kronike

Atentat në Fushë Krujë, qëllohet me breshëri kallashnikovi në drejtim të një makine, plagosen 2 persona! Kush është ish-polici që i shpëtoi plumbave, në 2016 tentuan ta vrasin me eksploziv

FUSHË-KRUJË- Një atentat me armë është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Larushk në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, ku si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur në krah, ish efektivi i policisë Gentian Bejtja.

Ndaj 41 vjeçarit është qëlluar me armë, sapo ai kishte furnizuar mjetin me karburant dhe ishte në lëvizje. Për pasojë Gentian Bejtja ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. I plagosur nga aksidenti ka mbetur edhe Klodian Stafuka, i cili ndodhej në mjet me Gentian Bejtjan.

Të dy të plagosurit, njëri nga plumbat dhe tjetri gjatë daljes së mjetit jashtë rrugës, janë paraqitur në spitalin e Traumës në Tiranë ku kanë marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Skënder Bejtja tha për NTV, se kushëriri i tij Gentian Bejtja nuk i ka parë atenatorët, pasi është qëlluar nga pas. Kjo është hera e dytë që Gentjan Bejtjas i bëhet atentat, ndërsa është një person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2016 ai i ka shpëtuar një atentati me telekomandë. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.

Gentjan Bejtja, i cili i shpëtoi mrekullisht një atentati mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë ka deklaruar se nuk i kam parë atentatorët. Kështu tha një i afërm i 41-vjeçarit për NTV, i cili tha se ai është qëlluar nga pas. Ai tha se Bejtja është plagosur në Larushk dhe ka një gërvishtje në dorë, ndërsa shton se i është bërë atentat.  Sipas tij ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu edhe Klodian Stafuka ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version