Kronike

Atentat në Rrëshen? Ky është Arili Kalija, minat do i shiste me 700 euro copën

Personi që shihni në foton e mësipërme është 45-vjeçari Arili Kalija nga Thumana e Krujës, i cili u arrestua nga Policia e Mirditës pasi po transportonte mina me telekomandë nga Lura e Dibrës në drejtim të Rrëshenit.

Policia e Mirditës kishte informacione për të në lidhje me transportimin e minave dhe pasi u kap në hyrje të Rrëshenit iu gjetën:

4 mina me telekomandë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive;

  • 3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil;
  • 3 kapsolla të lidhura me fitil;
  • 2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive

Burime për mediat bëjnë me dije se Arili Kalija dyshohet se do të shiste 4 mina kundrejt shumës prej 700 euro copën. Lënda plasëse dyshohet do të përdorej për ngjarje kriminale, nga persona të ndryshëm në qytetin e Rrëshenit.

Sipas Policisë së Mirditës, lënda plasëse vinte nga zona e Lurës në Dibër aty ku dhe banonte 45-vjeçari. Kjo për shkak se gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e vjetër të babait të45-vjeçarit të arrestuar, në Lurë, Dibër, u gjetën dy armë zjarri, lëndë eksplozive si ajo që ishte montuar në minat me telekomandë, 10 ndezësa granatash ofensive/defensive, 10 kapsolla detonatore, dhjetëra metra fitil zjarrpërcjellës, si dhe qindra fishekë luftarak.

Policia bën me dije se ky operacion është në vijim të operacionit të regjistruar në muajin Janar, ku në hyrje të qytetit të Rrëshenit u kap 28-vjeçari Marian Gjoka, të cilit në çantën e shpinës iu gjetën dy mina me telekomandë me lëndë plasëse C4” dhe një kallashnikov.

Burime në atë kohë bënë me dije se ai i kishte siguruar minat me telekomandë në Malin e Zi, ku edhe punonte dhe do ua shiste grupeve kriminale në Rrëshen me çmim 2400 euro copa.

Nuk dihet se kush i kërkon me ngulm këto mina në Rrëshen të Mirditës dhe pse Policia nuk e ndjek në distancë transportuesin e tyre për të shkuar tek porositësit, por i kap që në hyrje të qytetit.

Policia raportoi se strukturat hetimore të Komisariatit të Mirditës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

TRENDING

Exit mobile version