Kronike

Atentat në Sarandë/ Dera e ‘BMW’ bëhet shoshë, largohet i plagosuri

Policia e Shtetit është ngritur në këmbë në Sarandë pasi kanë gjetur një mjet tip BMë të braktisur në mes të rrugës në qytetin bregdetar. Deri në këtë moment nuk ka asgjë të çuditshme, përveç faktit se dera e mjetit është bërë shoshë nga plumbat.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur BMW-në e qëlluar me plumba pasi ngeci në trafik, por është zhdukur pa lënë gjurmë duke braktisur mjetin. Siç duket edhe nga pamjet, ekipi i ekspertëve mjekoligjor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të marrë shenjat e gishtave dhe të gjithë provat që munden nga mjeti, ndërkohë që edhe Policia duket në aksion. Në pamjet duket teksa neutralizojnë pronarin e një dyqani aty pranë, i cili ka refuzuar t’u japë pamjet e kamerave të sigurisë për rrjedhën e ngjarjes.

TRENDING

Exit mobile version