Aktualitet

Atentati ndaj Nikulajt/ Autori ishte veshur si polic, udhëtoi me Range me targa angleze

Autori i ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj dyshohet se ka lëvizur me një automjet tip Range Rover me targa angleze ngjyrë të zezë.

Deri më tani raportohet se autorët janë treguar të kujdesshëm duke mos lënë gjurmë. Ndryshe nga herët e tjera, autori ishte veshur me uniformë shërbimi policie ngjyrë blu dhe jelek të verdhë fosforeshente, për të mos ngritur dyshime tek viktima dhe për t’i shpëtuar efektivëve.

Pas krimit, autorët dyshohet se janë larguar nga zona me motoçikletë.

51 vjeçari, në vitin 2021 kishte kandiduar për postin e deputetit nën partinë e PSD-së, ndërsa gjithashtu rezulton kandidat në listën për këshillitarë bashkiakë aktualisht. Në vitin 2003, Nikulaj rezulton i dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në 2006-ën është dënuar me gjobë për kontrabandë dhe falsifikim.

TRENDING

Exit mobile version