Kronike

Atentati ndaj Skënder Likës me breshëri plumbash, pamje nga banesa në Kurbin

Këto janë pamjet nga banesa e Skënder Likës, aty ku persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri arme. Siç edhe shihet në videot, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur të plotë rastin.

Më 6 mars 2023, në banesën e Skëndër Likës u vendos tritol, ndërsa ai ishte në banesë bashkë me bashkëshorten. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa pati dëme të shumta materiale.

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Kurbinit. Kjo pasi Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit. Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

TRENDING

Exit mobile version