Bota

Atentati në Moskë/ 80 të vdekur e mbi 145 të plagosur, mes viktimave dhe fëmijë

MOSKE- Ka shkuar mbi 80 persona numri i të vrarëve nga sulmi terrorist I ndodhur dje kur persona të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, thanë zyrtarët rusë. Mes tyre ka dhe fë fëmijë.

Autoritetet shëndetësore thonë se mbi 145 është numri i të plagosurve, prej tyre rreth 60 në gjendje kritike.

Sulmi ndodhi në sallën Crocus City në Krasnogorsk, mbrëmjen e së premtes, 22 mars 2024. Agjencitë botërore të lajmeve, mes tyre Reuters dhe BBC informuan se grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin në disa kanale në Telegram, të lidhura me të.
Ndërkohë krerët e Shërbimeve të Sigurisë së Brendshme Ruse (FSB), Ministrisë së Brendshme, Komitetit Hetimor dhe Gardës Kombëtare Ruse i raportuan Presidentit Vladimir Putin mbi ecurinë e hetimeve për sulmin terrorist në sallën e koncerteve të qytetit Crocus. E bëri të ditur zyra e shtypit e presidentit rus, raporton Ria Novosti.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale treguan persona të armatosur teksa hyjnë në sallë hapin zjarr, përpara fillimit të një koncerti nga grupi muzikor rus, Piknik. Në pamje, shihet momenti kur 6200 të pranishëm që po ndiqnin koncertin, alarmohen nga të shtënat me armë dhe tentojnë të largohen për të shpëtuar jetën.

RIA-Novosti raportoi për së paku tre sulmues të përfshirë, ndërsa Interfax për së paku pesë. Vendndodhja apo fati i tyre është ende i paqartë.Salla shpërtheu në flakë pasi autorët hodhën edhe grantata.

Kievi ka mohuar të jetë pas këtij atentati. Nga ana tjetër ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev paralajmëroi Ukrainën se nëse kishte gisht në sulm, do të merrte përgjigjie “shkatërrimtare”. Javë më parë, SHBA paralajmëroi Rusinë se mund të ishte shënjestër e sulmeve terroriste.

SHBA paralajmëroi Moskën për sulmin terrorist, njoftoi qytetarët e saj të qëndronin larg tubimeve

Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar Moskën për rrezikun e një sulmi në fillim të marsit, kur ambasada amerikane në Rusi tha se po “monitoronte raportet dhe se ekstremistët kanë plane të afërta për të synuar tubime të mëdha në Moskë”, duke përfshirë koncerte.Prandaj ambasada paralajmëroi qytetarët amerikanë që të shmangin tubimet e mëdha. Që nga nëntori, sipas dy burimeve me njohuri për këtë informacion, të cituar nga CNN, ka pasur një rrjedhë të vazhdueshme informacioni se ISIS-K ( do të thotë ISIS-Khorasan, një degë e organizatës terroriste aktive në Afganistan dhe rajonin përreth) ishte i vendosur të sulmonte Rusinë.Edhe zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Ëatson tha se qeveria amerikane kishte informacione për një sulm të planifikuar terrorist në Moskë – që mund të synonte tubime të mëdha, duke përfshirë koncerte – dhe se kjo ishte ajo që e shtyu Departamentin e Shtetit të bënte njoftimin publik.

Arrestohen dy prej të dyshuarve që kryen sulmin në Moskë, iu gjetën pasaporta Taxhikistani

Dy prej katër të dyshuarve që kryen sulmin në Moskë janë arrestuar nga autoritetet ruse. Ka qenë deputeti Alexander Khinshtein që e ka konfirmuar një lajm të tillë.

Ata po udhëtonin me një automjet tip Renault teksa ishin në arrati pas sulmit me armë ku mbetën 80 të vrarë dhe qindra të plagosur në një sallë koncertesh në periferi të Moskës mbrëmjen e shkuar.

Ata u gjetën në disktriktin Karaçi në rajonin Bryansk. Gjatë ndjekjes janë qëlluar me armë zjarri dhe makinë është përmbysur.

Një terrorist i dyshuar u arrestua në vend, ndërsa të tjerët u larguan në drejtim të pyjeve përreth. Një i dyshuar tjetër u gjet pothuajse menjëherë.

Në makinën e tyre u gjetën një pisitoletë PM, një karikator pushke AKM dhe pasaporta Taxhikistani.

TRENDING

Exit mobile version