Sport

Atletico hakmerret ndaj Realit, e eliminon nga Kupa e Mbretit

Ka rezultuar një tjetër thriller derbi i Madridit mes Atletico-s dhe Realit, por ndryshe nga gjysmëfinalja e Superkupës pak ditë më parë, në 1/8 e Kupës pati një tjetër fitues.

Atletico Madrid e Simeone-s u kualifikua në çerekfinale pas 120 minutash lojë me rezultatin 4-2, në një kohë kur 90 minutat u mbyllën me rezultatin e barbartë 2-2.

Vendasit në Wanda Metropolitano kaluan dy herë në avantazh, por në të dy rastet Reali i Ancelotti arriti të barazonte.

Në shtesë fillimisht Griezman dhe më pas Riquelme i siguruan Atletico-s kualifikimin, ndërsa Reali e pati të pamundur të reagonte sërish.

Për ‘elcolchoneros’ kjo ishte edhe një hakmarrje për eliminimin nga Superkupa, ndërsa janë skuadra e vetme që këtë sezon e kanë mposhtur dy herë Real Madridin.

 

TRENDING

Exit mobile version