Bota

Ndodh edhe kështu…Ngacmim seksual në parlament

Një senatore australiane pretendon se ajo ishte përndjekur, në mënyrë agresive nga një senator tjetër në parlament dhe i bëri thirrje qeverisë që ta bënte ndërtesën më të sigurt për gratë. Duke folur në parlament me lot në sy, senatorja e pavarur Lydia Thorpe tha se kishte vendosur të mos ndërmarrë veprime ligjore kundër senatorit ose ta raportojë atë në polici dhe nuk përmendi personat përgjegjës në fjalimin e saj.

Siç tha gruaja, një burrë e ndoqi atë në shkallët ku nuk ka kamera sigurie apo dëshmitarë okularë.
“Ka interpretime të ndryshme të asaj që përbën sulm seksual. Ajo që kam përjetuar është se më kanë ndjekur, propozuar dhe prekur në mënyrë të papërshtatshme,” i tha Thorpe Senatit.
Vann menjëherë i mohoi akuzat dje. Thorpe më vonë i tërhoqi ato me arsyetimin se ajo duhej të pajtohej me rregullin e Senatit që ndalon komentet për karakterin e dikujt.

Sot Thorpe tha se do të fliste për përvojën e saj dhe nuk e përmendi Vann ose nuk tha se kur ndodhën ato incidente.

Në një deklaratë në Senat pas fjalimit të Thorpe, Vann i quajti pretendimet e saj “të egra” dhe përsëri i mohoi ato. “Unë do të bashkëpunoj plotësisht me hetuesit dhe do t’i përgjigjem çdo pyetjeje që ata mund të kenë, dhe senatorja Thorpe duhet të bëjë të njëjtën gjë,” tha Vann.

Udhëheqësi i Partisë Liberale Peter Dutton tha në deklaratën e tij se akuzat e mëtejshme kundër Vann i kishin rënë në sy dhe se Vann do të përjashtohej nga takimet e partisë.

Dutton sqaroi megjithatë se vendimi nuk lidhet me faktin nëse Vann është fajtor apo i pafajshëm dhe mbetet anëtar i Senatit.

Pretendimet e Thorpe pasojnë ankesa të shumta rreth ngacmimeve seksuale në parlament, e cila çoi në një hetim të pavarur për kulturën e punës në parlament, duke zbuluar se një në tre punonjëse atje kishte përjetuar ngacmime seksuale.

“Unë e di se ka të tjerë që kanë pasur përvoja të ngjashme dhe nuk kanë folur për hir të karrierës së tyre dhe nga frika se si do t’i prezantohet botës nga mediat në të njëjtën mënyrë që po më ndodh mua sot tha Thorpe.

TRENDING

Exit mobile version