Kronike

Autoambulanca u bllokua tek porta/ I riu në Vlorë humbi jetën, familjarët përleshen me mjekët

Vdekja e një të riu në Vlorë ka sjellë përplasje të forta në spitalin e Vlorës mes familjarëve të tij dhe mjekëve. Arbër Feratit ndërroi jetë 2 ditë më parë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërsa familjarët sot fajësojnë mjekët për humbjen e të riut. Bluzat e bardha thonë se 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vend si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, por familjarët pretendojnë se ai ka pasur shenja jete teksa po transportohej me ambulancë në spital. Por, sipas tyre ai nuk mundi të mbijetonte sepse në momentin që kanë mbërritur në oborrin e spitalit, ambulancës i është bllokuar dera, e cila nuk është hapur për disa minuta. Këto minuta, sipas familjarëve kanë qenë kritike për të riun, e pretendojnë se teksa ishte në ambulancë ndërroi jetë pasi nuk mori dot mjekimin e nevojshëm. Kjo ka bërë që situata të agravojë dhe ata të përplasen fizikisht me mjekët. Madje disa prej tyre kanë marrë lëndime të lehta.

  

 

TRENDING

Exit mobile version