Bota

Autobusi humb kontrollin, momenti kur pasagjerët ‘fluturojne në ajër’

Pesë persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Turqi, kur drejtuesi i autobusit humbi kontrollin e mjetit, duke bërë që ai të rrokulliset në një kodër. Si fillim autobusi, raportohet se u përplas fillimisht me një shtyllë elektrike dhe në fund përfundoi në një truall.

Një kamera sigurie brenda autobusit ka regjistruar momentin e aksidentit me pasagjerët që “fluturojnë” në ajër pasi mjeti doli nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e së martës së kaluar në Basaksehir, ndërkohë, pesë pasagjerët që kanë mbetur të plagosur janë dërguar në spital. Ndërkohë, dyshohet se automjeti kishte probleme me sistemin e frenimit.
Shoferi i autobusit i cili mbeti i plagosur, i pyetur nga policia se çfarë ndodhi ka dëshmuar se frenat nuk kanë punuar. Pas deklaratës së tij, shoferi i autobusit u la i lirë.

TRENDING

Exit mobile version