Kronike

Autobusi përplaset me makinën, gjashtë persona përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan në aksin Gostimë-Cërrik, ku një autobus është përplasur me një automjet.

Si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë dërguar në spital, mes tyre ishte edhe drejtuesi 52-vjeçar i automjetit, pesë të tjerë ishin pasagjerë të autobusit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË-:

Në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, janë përfshirë në aksident rrugor autobusi me drejtues shtetasin A. Xh., 51 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin O. Sh., 52 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi O. Sh., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Në spital u dërguan edhe 5 shtetas të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.

Me drejtuesin e autobusit, shtetasin A. Xh., po kryhen veprimet procedurale.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

TRENDING

Exit mobile version