Kosova

Avokati i Radojiçiç-it flet për akuzat dhe laboratorët e drogës

Avokati i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç, Goran Petronijeviç, ka mohuar në mënyrë kategorike deklaratat e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, të dhënë për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), se rezultatet e hetimeve kanë zbuluar se Radojiçiç, është personi kryesor prapa laboratorëve të kanabisit në Veriun e Kosovës.

“Janë gënjeshtra absolute. Është një fushatë mediatike për të rrënuar kredibilitetin e Radojiçiç” – ka thënë avokati serb, sipas te cilit, “nga fushata kundër klientit të tij “po përfitojnë të gjithë ata që po dëshirojnë shkatërrimin e Serbisë, duke filluar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”.

“Nëse dikush është në dijeni se një person ka kryer një vepër penale, atëherë ai është i detyruar t’ua dorëzojë atë organeve kompetente me të gjitha provat dhe në asnjë mënyrë të mos flas për një gjë të tillë në mënyrë arbitrare dhe joprofesionale pa asnjë provë” – ka shtuar ai.

Burime të BIRN-it nga Policia e Kosovës kanë thënë se gjatë përgjimit dhe monitorimit të të dyshuarve në aktivitete ilegale, kanë marrë informacione se rol në sigurimin e kontrabandës të narkotikëve kanë luajtur edhe barrikadat e organizuara në dhjetor të vitit të kaluar nga serbët lokalë.

Vetëm gjatë muajve të kaluar të këtij viti disa laboratorë të kanabisit janë shkatërruar në veri të Kosovës, ku, sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës, vlera e llogaritur e sasisë së lëndëve narkotike dhe pajisjeve është rreth qindra miliona euro, ndërsa Inciativa për Luftimin e Krimit të Organizuar Transnacional ka vlerësuar se kapin vlerën prej 28 milionë euro

TRENDING

Exit mobile version