Sport

Axel Disas është lojtari më i ri i Chelsea

Fillimisht e kërkoi United, më pas Newcastle e në fund përfundoi te Chelsea. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Monaco, Axel Disasi, i cili të martën iu nënshtrua testeve mjekësore e këtë të premte ka nënshkruar kontratën, si lojtari më i ri i “bluve”.

“Ylli” 25-vjeçar i mbrojtjes i kushtoi londinezëve plot 45 milionë euro dhe pritet të jetë një ndër lojtarët kyç në vijin e fundit të mbrojtjes, teksa pëlqehet shumë nga tekniku argjentinas Maurizio Pochettino.

Përsa i përket kontratës personale, Disasi pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare te Chelsea e tashmë marrëveshja është pothuajse e mbyllur totalisht dhe pritet që në orët në vazhdim të zyrtarizohet dhe kalimi i francezit, në “Stamford Bridge”.

TRENDING

Exit mobile version