Aktualitet

Babai i Klodianit flet për vajzën që u prezantua si motra e 25-vjeçarit (Foto)

Marshimi i protestuesve mbrëmjen e djeshme u mbyll në shtëpinë e të ndjerit, Klodian Rasha. Babai i 25-vjeçarit që u vra nga policia, Qazim Rasha u shpreh se ajo që i ndodhi atij, uron që të mos i ndodhë askujt. “Unë i shërbej vetëm familjes sime jo politikës, sot varrosa djalin, fajtori të shkojë te vendi që meriton. Mos i raftë askujt, nuk ia dëshiroj askujt”, tha ai.

Një mesazh ai e kishte edhe për vajzën që pretendoi se ishte motra e Klodianit. “Më ka dalë një Bora Rasha, kur vajza ime është me të zeza. Këto inskenimet, mos më rendoni më tepër, kam peshën e barrës”.

“Kërkojmë drejtësi. Atë që është për cdo njeri, qytetar, shqiptar, të ri, të moshuar, kërkoj që secili të gëzojë të drejtën dhe të gjejë atë shpresën te shteti, te ligji, te rregulli, te ajo që është e mira për të gjithë, që ti shërbejë, qoftë fëmijës, të rriturit, të moshuarit, që të kemi shpresë, të kemi të ardhme, që rinia të shkëlqejë, të eci përpara, të gëzojë një ditë të re”, apeloi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version