Kronike

Babai i Lear Kurtit mohon versionin e policisë

TIRANE- Artur Kurti, babai i 32-vjeçarit Lear Kurti, që gjeti vdekjen gjatë natës pasi u ndalua nga Patrulla Policore e Komisariatit nr.3 mohon versionin e servirur nga Policia se i biri vuante nga epilepsia. Në një intervistë Kurti thotë se nuk i është dhënë mundësia as të shohë trupin e djalit dhe nuk i është bërë asnjë shpjegim nga autoritetet. Babai thotë se AMP (Ish-Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat) e ka referuar për më vonë dhënien e informacionit ndërsa shton se djali nuk ka qenë një person i rrezikshëm.

Intervista e plotë:

Artur Kurti: Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi.

Dorjana Bezat: A të kanë kontaktuar autoritetet?

Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka ktu shtet. Gjeta ata të shkb-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.

Dorjana Bezat: Të thanë çfarë ka ndodhur?

Babai: Jo s’më dhanë asnjë përgjigje.

Dorjana Bezat: Ku ishte Laerti?

Babai: Në rrugë të zotit ka qenë o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.

Dorjana Bezat: A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?

Babai: Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate. Lear Kurti u ndalua nga patrulla e policisë në komisariatin nr.3, pranë “Don Boskos”. Kurti u shoqërua për në polici dhe në komisariat nisën problemet shëndetësore. Ai nisi të dridhej dhe policia nuk priti ambulancën por bëri shoqërimin e tij me makinë policie. Spitali i Traumës deklaron se i riu mbërriti i vdekur në spital. Ende është e paqartë ajo që ka ndodhur.

TRENDING

Exit mobile version