NTV
No Result
View All Result
07/03/2021 , 3:11
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
07/03/2021 , 3:11
NTV
No Result
View All Result
Home Politike

Balla: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, themelore për një demokraci të shëndoshë

by Ballhysa
29/01/2021 , 12:18
Balla: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, themelore për një demokraci të shëndoshë
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi sot se zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë themelore për një demokraci të shëndoshë teksa bëri thirrje për respektimin e masave të vendosura për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

“Zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë themelore për një demokraci të shëndoshë. Edhe pse në kushte aspak të favorshme për shkak të pandemisë së COVID-19, zhvillimi i zgjedhjeve është një parakusht i panegociueshëm për të mundësuar mbijetesën e një demokracie. Për këtë qëllim përpos kushteve të tjera të cilat mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve me standard duhet të jemi të ndërgjegjshëm në respektimin me rigorozitet të të gjithë masave ta vendosura nga Komiteti Teknik për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Ndihem komod sot si përfaqësues i Partisë Socialiste për shkak të vullnetit të qartë, të dëshmuar edhe në reformën e fundit, për të realizuar zgjedhje me standarde dhe një proces zgjedhor të bazuar në konsensus midis aktorëve politikë”, deklaroi Balla.

Ai tha se gjithëpërfshirja është një parim që Partia Socialiste e ka të rëndësishëm sidomos kur bëhet fjalë për procesin zgjedhor. “Kujtoj që për të mundësuar gjithëpërfshirjen në Komisionin e Posaçëm të reformës zgjedhore na u desh të shpiknim formulën e vendit të rezervuar për Opozitën jashtëparlamentare.
Më tej edhe marrëveshja e 5 Qershorit ishte fryt i këtij parimi të padiskutueshëm edhe në kushte sui generis në të cilën na u desh të ballafaqoheshim për shkak të largimit en bloc të opozitës.
Ndonëse ashtu siç me të drejtë konstatoi edhe Komisioni i Venecias në opinionin e përbashkët me OSBE/ODIHR, dorëzimi i mandateve en bloc nga opozita shkon kundër trashëgimisë zgjedhore Evropiane. Po aq e vërtetë edhe konstatimi që bën Komisioni i Venecias mbi legjitimitetin e Parlamentit edhe pse me një numër të kufizuar deputetësh, që sipas saj është në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare”, u shpreh Balla.

Ai theksoi se reforma aktuale nuk është absolutisht ajo që Partia Socialiste priste dhe sidomos për realitetin e zgjedhjeve në Shqipëri, ka ende shumë vend për përmirësime, apo akoma më shumë vend për të modernizuar procesin, duke synuar minimizimin e shfaqjeve negative në këtë proces.
“Për hir të të së vërtetës ashtu siç edhe raportet e OSBE/ODIHR e kanë nënvizuar, këto fenomene negative kanë ardhur duke u tkurrur vis a vis viteve të mëparshme.

Jam i bindur që një konstatim i tillë mund të gjente dakordësinë e shumicës dërrmuese këtu në panel nëse çdo palë zgjedhje në Shqipëri do të shiheshin si pjesë të një procesi dhe mbi baza krahasimore me zgjedhjet e zhvilluara më parë në vend”, u shpreh Balla.

Ai përmendi dy elemente që duhen adresuar në reformën e ardhshme zgjedhore, nevojën për të depolitizuar komisionet zgjedhore dhe çështjen e korrupsionit zgjedhor.
“Nga ana tjetër, ne si Partia Socialiste e Shqipërisë jemi shumë të angazhuar për të adresuar të gjitha rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR të lëna ndër vite.
Pa dashur të zgjatem, pasi jam i bindur që të tjerët do të flasin me detaje, dua të theksoj rëndësinë e dy elementëve të cilët duhet të jenë domosdoshmërisht pjesë e reformës së ardhshme elektorale.
Elementi i parë është nevoja për të kapërcyer traditën e pakuptimtë dhe nevojën për të depolitizuar komisionet zgjedhore, e cila besoj vazhdon të na rendisë si rastin unik në botë. Më vjen keq ta theksoj se depolitizimi është një hap që për hir të së vërtetës është kërkuar tradicionalisht dhe para çdo reforme zgjedhore nga partnerët ndërkombëtarë dhe në mënyrë të posaçme nga ekspertët e ODIHR por me reformën aktuale ne dështuam ta adresonim këtë rekomandim.
Së dyti, do të doja të nënvizoja edhe domosdoshmërinë për të adresuar në mënyrë më të qartë dhe mundësisht më efikase, edhe çështjen e korrupsionit zgjedhor, i cili krahasuar me të shkuarën është tkurrur në mënyrë të ndjeshme, por mbetet një shqetësim”, deklaroi Balla.

Ai tha se rregullat e forta të vendosura për fushatën zgjedhore na kanë dhënë një bazë të fortë, për të pasur një proces zgjedhor më të mirë.
“Po kështu me rëndësi është edhe transformimi strukturor i organizimit të shtetit në nivelin e dytë i cili ka shënuar një hap kolosal në luftën kundër korrupsionit dhe ka sjellë një ulje drastike të këtij fenomeni, që në nivelin e dytë të qeverisjes ka qenë shumë i përhapur.
Në kushte e reja të mundësuara nga reforma zgjedhore është pak por e sigurt se kemi një bazë shumë më të shëndetshme dhe shumë më të favorshme për të zhvilluar zgjedhje me një cilësi më të lartë.
Edhe pse këtu do të rishpreh pikëpamjen time të kahershme, që kur ka konsensus jo domosdoshmërisht është arritur më e mira e mundshme.
Jam i bindur që do t’ia dalim të organizojmë zgjedhje me standarde më të larta se ato pararendëset, por mbi të gjitha jam i bindur që do të çojmë më tutje, rekomandimet e mbetura të lëna nga OSBE/ODIHR”, u shpreh Balla.

Tags: kryesoretaulant balla

Related Posts

Vasili: Fatkeqësi për shqiptarët, që mbetën në duart më të këqija në ditët e vështira të pandemisë
Politike

Vasili: Fatkeqësi për shqiptarët, që mbetën në duart më të këqija në ditët e vështira të pandemisë

06/03/2021 , 14:44
Rama pritet me dhurata në Bari: Nuk ka më as kufij fizik dhe as mendorë mes nesh
Politike

Rama pritet me dhurata në Bari: Nuk ka më as kufij fizik dhe as mendorë mes nesh

06/03/2021 , 13:25
“Nuk premtoj mrekulli, por…”/ Basha kërkon votat e të rinjve: Do të abrogojmë ligjin për arsimin e lartë
Politike

“Nuk premtoj mrekulli, por…”/ Basha kërkon votat e të rinjve: Do të abrogojmë ligjin për arsimin e lartë

06/03/2021 , 12:57

Recent Posts

  • OBSH kundër pasaportave të vaksinimit/ Kluge: Pandemia mund të përfundojë në 10 muaj
  • Covid në Kosovë! 6 persona ndërrojnë jetë, infektohen 592 të tjerë
  • “Atdheu e bëri të madhe kot, Sara do të hakmerret”, gazetarët komentojnë ngjarjen e bujshme: Është bërë si telenovela e “Pablo Escobar” me…
  • Vasili: Fatkeqësi për shqiptarët, që mbetën në duart më të këqija në ditët e vështira të pandemisë
  • Këto 5 ushqime do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe njollat e errëta në fytyrë

Kategorite

  • Aktualitet (2,025)
  • Bota (2,067)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (246)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (130)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (314)
  • Kronike (791)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (103)
  • Lifestyle (696)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (123)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,543)
  • Politike (1,090)
  • Rajon (179)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (454)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (441)
  • Videonews (388)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!