Politike

Balliu: Bëhuni gati për mosbindje civile! Do bllokojmë akset kryesore të rrugëve

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu u ka bërë thirrje qytetarëve të bëhen gati për mosbindje civile.

Në një intervistë për emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ai theksoi se mosbindja civile do të bëhet me bllokimin e rrugëve dhe bllokimin e Ministrit Taulant Balla që të futet në institucion.

“Qartazi qytetarët janë dakord me aksionin që ka ndërmarrë kjo opozitë, me lidershipin aktual të kësaj opozite dhe atë e treguan me këtë pjesëmarrje. Bie dakord që këto janë të pamjaftueshme. Është e nevojshme dhe mund të themi jetike për shtetin tonë dhe pluralizmin në Shqipëri përshkallëzimi i aksionit opozitar. Mosbindja civile ka disa forma që mund të ushtrohet. Një nga ato forma janë bllokimet e akseve kryesore, bllokimi i Taulant Ballës që të hyjë në institucion”-tha ai.

TRENDING

Exit mobile version