Politike

Balliu e ka seriozisht: Biden do t’i humbë zgjedhjet sepse Blinken nuk na takoi ne

Këtë të enjte në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, tema ka qenë në lidhje me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Shqipëri, Antony Blinken. Në studio është komentuar edhe për arsyen pse ky i fundit nuk u takua me udhëheqësit e opozitës shqiptare.

Klevis Balliu, shefi i organizimit në PD, u shpreh se sado e keqe mund të jetë një opozitë, sekretari i Shtetit kishte mundësi ta takonte.

Klevis Balliu: Sado e keqe të jetë një opozitë, sekretari i Shtetit e ka mundësinë t’i takojë e t’i thotë që jeni e keqe. E ka këtë mundësi! A vjen për të folur me çdo palë, në qoftë se vjen për interesat e Shqipërisë. Dhe unë mendoj që është akuzë shumë e madhe të thuash që erdhi sekretari i Shtetit vetëm për të mbështetur Ramën; është një akuzë shumë e madhe që i drejtohet atij. Është fatkeqësi dhe është hera e parë që ndodh, që vjen një zyrtar i këtij niveli dhe nuk ka xhanxhin njeri ta presë. S’kishte asnjë njeri. Në çdo takim, po t’i hapësh të gjitha, ju e dini më mirë se unë, mbarë populli derdhet në shesh.

Gjithashtu, Balliu tha se këto qasje që ka ndjekur kjo administratë, do jetë një nga faktorët kyç përse ata do humbasin zgjedhjet në SHBA. Sipas tij, këto gabime nuk i kanë bërë vetëm këtu, por në të gjithë Evropën.

TRENDING

Exit mobile version