Politike

Ballkani i Hapur? Nuk është kompania ime…Rama për teoritë konpiracioniste

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nisma ‘Ballkani i Hapur’ nuk e ka ndalur misionin, porse teoritë konspirative ende në qarkullim, e kanë dëmtuar atë dhe imazhin e Procesit të Berlinit.

“Së pari Ballkani i Hapur, nuk është kompania ime private që unë e hapa dhe unë e mbyll. Ballkani i Hapur është nismë e përbashkët e disa vendeve ku unë pata privilegjin të jem pjesë. Unë thjesht kam shprehur opinionin tim, që Ballkani i Hapur e ka shprehur misionin e vet por nuk e imagjinoj që procese e nisma të konsoliduar do ndalojnë të gjitha. Nuk është kompania ime. Unë kam shprehur opinionin tim. Pse në këtë moment? Sepse duke ju kundërvënë Ballkanit të Hapur me teori konspirative haluçiante, ata kanë dëmtuar Procesin e Berlinit dhe kanë ndikuar në vende të ndryshme për një nismë që ka pasur një virtyt të frytshëm” – deklaroi Rama duke shtuar –

“Me Procesin e Berlinit, kemi mundësinë historike të futjes në procesin e një plani të madh financimi nga Bashkimi Europian”

TRENDING

Exit mobile version