Kosova

Ballkani i veshur me të zeza nga krimet serbe/ Analisti bën thirrje dhe ngre alarmin

Analisti Skënder Mulliqi, duke analizuar situatën në Kosovë, tha se ajo është e brishtë dhe e rëndë, pasi Serbia vazhdon akoma të jetë kërcënim.

Sipas tij, prej Serbisë nuk mund të priten gjëra ndryshe, pasi atje drejtojnë kriminelët e luftës, të cilët, Beogradi zyrtar po i lartëson dhe promovon në politikën e pa reformuar serbe nga shekulli i kaluar.

“Çfarë pritet nga një Serbi të cilën e drejtojnë kriminelët e luftës si, Vuçiç,  Sheshel, Daciç, Nikoliç, Vulin etj? BE-së duket se po I sillet në kokë ndonjë paqe imagjinare me Serbinë, se paqe dhe stabilitet politik të përhershëm në rajon, vështirë se do të arrihet me njerëz, të cilët sot gjenden në krye të shtetit serb” – theksoi Mulliqi, sipas të cilit, Beogradi po lartëson të gjithë kriminelët e dënuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi

“Në vend të margjinalizmit të tyre, glorifikimi i vrasësve, është bërë projekt shtetëror i kësaj Serbie. Ideologjia kriminale serbe e ka veshur me të zeza gjysmën e Ballkanit, ndihmuar nga paramilitarë, vrasës, plaçkitës, bandit dhe terroristë, si përshembull Milan Radojiçiç, I cili promovohet si hero nga Vucic, pavarësisht aktit në Banjskë të Zveçanit” – theksoi analisti I njohur, duke shtuar se të gjithë këta do duhet të izolohen nga faktori ndërkombëtar, dhe se tani Serbia e Vuçiç po punon me direktiva të Putinit.

“Ideologët e gjakut të viteve të 90 të shekullit të kaluar, duhet të izolohen nga faktori ndërkombëtar. Është koha e fundit që të merren masa ndaj Serbisë të Aleksandër Vuçiçit, i cili po punon me direktivat e Putinit, për një luftë të re në Ballkan. Në këtë fotografi të Serbisë, nuk ke çfarë gjen pozitive, përveçse një shoqëri të sëmurë e ksenofobike.

Ultranacionalizmi serb, ka rrënuar urat e bashkëpunimit të mirëfilltë me të gjithë fqinjët, e më së shumti me shqiptarët. Me evokimin e ideologjive fashiste, me paranoja dhe kërcënime, nuk ka mundësi dialogimi me Serbinë, për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën” – potencoi analisti Mulliqi.

TRENDING

Exit mobile version