Shendeti

Balta e tyre, nuk ngjit tek njerëzit e punës dhe sakrificës

Reagim nga min e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.
Kanë muaj të tërë që punojnë orë e pa orë.
Kanë muaj të tërë, që i shohin prindërit, bashkëshortët, fëmijët shumë rrallë.
Kanë muaj të tërë që duan t’i përqafojnë fort të dashurit, por nuk munden.
Kanë muaj të tërë që shërbejnë me përkushtim, duke shpëtuar jetë.
Respektin dhe mirënjohjen tonë, i meritojnë plotësisht!
Ndërsa baltën, shpifjet, mohimin, le t’i mbajnë ata që i kanë patur ngahera gjellë dite, për të ushqyer ëndrrat për pushtet.
Balta e tyre, nuk ngjit tek njerëzit e punës dhe sakrificës, sado të mundohen!
Respekt për mjekët!
Respekt për infermierët!
Respekt për shërbimet e Urgjencës!
Respekt për farmacistët!
Respekt për të gjithë ata që shërbejnë në sistemin tonë shëndetësor, kudo në të gjithë Shqipërinë, në këto kohë pandemie që po vë në provë mbarë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version