Ekonomi

Banka Boterore për ekonominë e Ballkanit Perëndimor.

Raporti i titulluar “Rimekembje e pasigurt” fokusohet ne pergjigjen e vendeve te rajonit ndaj COVID-19 dhe shqyrton konsekuencat makroekonomike dhe fiskale te pandemise ne te 6 vendet e rajonit, Bosnje dhe Hercegovine, Kosove, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqiperia. Pandemia e ka futur rajonin në një recesion të thellë, duke sjelle norma negative rritjeje në të gjashtë vendet për vitin 2020. Sipas Raportit, rritja ekonomike e rajonit parashikohet të jetë -4.8 përqind në vitin 2020, 1.7 pikë përqindje më e ulët se parashikimi i bërë në muajin prill. Vala e dytë dhe më e fortë e pandemisë që nga mesi i qershorit ka penguar më tej rimëkëmbjen ekonomike të rajonit. Kufizimet e udhëtimit dhe masat e distancimit social kanë dobësuar gjithashtu rritjen ekonomike të vendeve me varësi më të lartë nga turizmi.

 

Persa i takon ekonomise se Shqiperise, raporti ve ne dukje se për vitin 2020 rritja pritet te kontraktohet me 8.4%. Reagimi i autoriteteve ishte i shpejte ne marrjen e masave kundër krizës, p.sh., linjave të garantimit të kredisë për bizneset dhe rritjes së transfertave sociale për individët. Me ngadalësimin e përhapjes së pandemisë, pritet që në 2021 të ketë një rimëkëmbje graduale të ekonomisë prej 5% për shkak të rifillimit të procesit të rindërtimit nga pasojat e tërmetit dhe rimëkëmbjes së ekonomisë globale. Për të përshpejtuar rimëkëmbjen ekonomike duhet që politikat mbështetëse të balancojnë zbutjen e ndikimit nga pandemia dhe forcimin e qëndrueshmërisë fiskale.

 

Per me shume informacion mund te shihni njoftimin per shtyp, Kapitullin per Shqiperine ne raport dhe raportin e plote

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version