Aktualitet

Banori përlotet në protestë: Pushtetarët hanë, populli vuan

“Këtu vjedhin të gjithë pa përjashtim. Nuk të mbaron kush një hall sot. Bëhen dallavere. Shtrengohet laku deri në atë sa t’i të japësh ryshfete. Jemi të detyruar të bëjmë nga dy punë sepse nuk na del ekonomia. Të gjithë kërkojnë të përfitojnë në mënyrë abuzive. Të pritet vjedhja njëherë e mirë. Këto institucionet e reja që investojnë me miliarda për ‘tu bërë njerëz, por këtu vjedhja nuk ndalon. Këta që kërkojnë dhe sillen rreth këtij populli për të përfituar e bëjnë edhe për të mbyllur zullumet. Nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet. Firmat janë në terren. Projekti i rrugës është komplet abuziv. Këta e kanë pranuar projektin dhe sot u del problematike në terren. Toka nuk dëmshpërblehet se ka taksa të larta. Kanë marrë secili llokmat e veta të majmë dhe hanë ata pushtetarët 95% e këtyre banorëve janë më agjërim, turp tu vijë atyre banorëve. Edhe besimtarë katolikë kanë festën, turp t’u vijë pushtetarë. Jam kaq irrituar nuk di çfarë të them më. Harruan që erdhën në pushtetin me votën e këtij populli. Pa ujë, pa rrugë , pa drita jemi. Nuk kanë bërë asgjë për popullin. Kryeministri, zonja ministre, edhe zonja Bici si e kanë kaq të vështirë. Ku është shërbimi social. Unë jam një banorë, jam kryeplak se më kanë zgjedhur banorët, por nuk kam çelësin magjik, ku do të shkojnë banorët kur t’u shembet shtëpia. Kanë nxjerrë një leje, çfarë ka bërë shteti, ka 7 muaj?!. Ku do të akomodohen banorët? Këto bëjnë fresk, vejnë kondicionerë, e kaloriferë bredhin në lokale luksoze dhe nuk duan ta dinë për popullim Rrisin rrogat në fushatë. Jo mor zotëri , boll është lodhur ky popull me mashtrime. Jam habitur”, tha një protestues.

TRENDING

Exit mobile version