Sport

Barazimi me Partizanin/ Flet pas ndeshjes trajneri Tetova: Dwamena na mungoi shumë

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, mendon se skuadra e tij dhe Partizani me të cilin barazoi sot, janë me meritë në kryesimin e kampionatit, pasi këtë e tregoi edhe ndeshja e hapur sot mes dy ekipeve që në fund u mbyll në barazim.

“Emocionet për Duamenan? I kërkova djemve që ne këtë dhimbje ta kthejmë në forcë dhe sot ishte arsye më shumë për ta bërë dhe të kemi vazhdimësi.

Rastet janë aty, nuk është shënuar gol, e kishim ndeshjen në kontroll, sidomos në pjesën e dytë, me raste më të pastra. Por edhe Partizani kishte raste e mund të shkonte edhe fitore edhe humbje kjo ndeshje. Ajo që dua më shumë të theksoj, është që i kënaqem një ndeshje të bukur të dy ekipeve, me meritë në vendin e parë. Kishte raste e luftë, ndaj më pëlqeu.

Mendoj se barazimi ishte rezultat i drejtë.

TRENDING

Exit mobile version