Sport

Barcelona e mbyll me turp fazën e grupeve

Champions League mbylli ndeshjet e fazës në grupe, nga ku u mësuan edhe 16 skuadrat që u kualifikuan për në 1/8 dhe në play-off e Europa League. Duke filluar nga 18:45 për grupin G, Man. City fitoi 2-3 në Beograd ndaj Crvena Zvezdës dhe i lë serbët jashtë Europë. Ndërkohë Leipzig mundi 2-1 Young Boys dhe dërgon zviceranët në play-off e EL. Në ndeshjet e orës 21:00 ra në sy fitorja me përmbysje 1-2 e Milanit në udhëtim me Newcastle, megjithëse italianët u eliminuan edhe pas barazimit 1-1 të Dortmundit me PSG-në. Humbje për Barcelonën në Belgjikë, teksa Porto “shkatërroi” Shakhtarin.

Atletico Madrid, Lazio, Dortmund, PSG, Man. City, RB Leipzig, Barcelona dhe Porto janë skuadrat që kanë plotësuar panoramën me 16 ekipet e kualifikuara për në turin e 1/8 në Champions League.

Në “Saint James Park” Newcastle vendas humbi 1-2 me përmbysje nga Milani në raundin e fundit të grupeve në Champions League. Megjithë tri pikët në udhëtim, Milani mbetet jashtë Championsit, kjo pas barazimit 1-1 të Dortmundit dhe PSG-së. Kuqezinjtë sigurojnë një vend në play-off e Europa League si vendi i tretë në grupin F. Në sfidën e Anglisë, Newcastle kaloi në epërsi me Joelinton në minutën e 33-të. Në pjesën e dytë italianët ndryshuan fytyrë dhe përmbysën ndeshjen me Pulisic në të 59′ dhe Chukueze në të 84 minutë. Tanimë Milan nuk arrin të kalojë në 1/8 e CHL, duke u kënaqur me minimumin në Evropë.

Në “Rajko Mitic” në Beograd, Crvena Zvezda humbi 2-3 me Manchester Cityn duke dalë jashtë Europës. Në grupin G të Champions League, ndeshja u zhbllokua nga kampionët në fuqi me Hamilton në të 19 minutë. Djaloshi i Ciyt-t debuton me gol në ndeshjen e tij të parë që luajti nga minuta e parë. Bobb në pjesën e dytë dyfishoi për Cityn, teksa Beom shkurtoi shifrat, para se Phillips të shënonte golin e tretë për “Qytetarët”. Katai në fundin e ndeshjes shënoi për 2-3. City me 18 pikë e mbyll në krye të grupit, teksa Leipzig i dyti. Young Boys do përballet në play-off e Europa League.

RB Leipzig fitoi 2-1 me Young Boys për raundin e gjashtë në grupet e Champions League. Në “Red Bull Arena” ndeshja u zhbllokua nga vendasit në minutën e 51 me Sesko, ndërsa dy minuta më vonë miqtë barazuan me Colley. Forsberg në të 56 minutë shënoi golin e tri pikëve për gjermanët, që janë në 1/8 e Champions.

Shorti i raundit të radhës në Ligën e Kampionëve 2023/24 do të mbahet të hënën më 18 dhjetor 2023 në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër; duke nisur nga ora 12:00. Ndërkohë ndeshjet e turit të 1/8 do zhvillohen në datat 13/14/20/21 shkurt dhe 5/6/12/13 mars 2024.

Champions League, raundi i fundit në grupe – e mërkurë:

Grupi E – 21:00

Atletico Madrid 2-0 Lazio (Griezmann 6′, Lino 51′)

Celtics 2-1 Feyenoord (Palma 33′, Lagerbielke 90+1 / Minteh 82′)

Grupi F – 21:00

Borussia Dortmund 1-1 PSG (Adeyemi 51′ / Emery 56′)

Newcastle 1-2 Milan (Joelinton 33′ / Pulisic 59′, Chukueze 84′)

Grupi G – 18:45

Crvena Zvezda 2-3 Manchester City (Beom 76′, Katal 90+1′ / Hamilton 19′, Bobb 62′, Phillips 85′ (P))

RB Leipzig 2-1 Young Boys (Sesko 51′, Forsberg 56′ / Colley 53′)

Grupi H – 21:00

Porto 5-3 Shakhtar (Galeno 9′, 43′, Taremi 62′, Pepe 76′, Conceicao 82′ / Sikan 29′, Eustaquio 73′ (og), Eguinaldo 88′)

Antwerp 3-2 Barcelona (Vermeeren 2′, Janssen 56′, Ilenikhena 90+2 / Torres 35′, Guiu 90+1′)

Skuadrat e kualifikuara në 1/8, renditja sipas pozicioneve në grupe:

Grupi A – Bayern Munich, Copenhagen

Grupi B – Arsenal, PSV

Grupi C – Real Madrid, Napoli

Grupi D – Real Sociedad, Inter

Grupi E – Atl. Madrid, Lazio

Grupi F – Dortmund, PSG

Grupi G – Manchester City, RB Leipzig

Grupi H – Barcelona, Porto

Ndarja e vazove në shortin e 1/8:

Renditja pas fazës së grupeve:

*Shënim: Dy vendet e para kualifikohen në 1/8 e Champions League, ndërkohë që vendet e treta do luajnë në play-off e Europa League. Vendet e katërta janë jashtë Evropës.

Shorti hidhet më 18 dhjetor, datat kur luhet faza e 1/8 në Champions League! Skuadrat e kualifikuara dhe ndarja e vazove


Champions League ka mësuar 16 skuadrat që kanë dalë nga grupet dhe do përballen në turin e 1/8 me eliminim direkt.Shorti i raundit të radhës në Ligën e Kampionëve 2023/24 do të mbahet të hënën më 18 dhjetor 2023 në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër; duke nisur nga ora 12:00.

Ndërkohë ndeshjet e turit të 1/8 do zhvillohen në datat 13/14/20/21 shkurt dhe 5/6/12/13 mars 2024.

Skuadrat e kualifikuara në 1/8, renditja sipas pozicioneve në grupe:

Grupi A – Bayern Munich, Copenhagen

Grupi B – Arsenal, PSV

Grupi C – Real Madrid, Napoli

Grupi D – Real Sociedad, Inter

Grupi E – Atl. Madrid, Lazio

Grupi F – Dortmund, PSG

Grupi G – Manchester City, RB Leipzig

Grupi H – Barcelona, Porto

Ndarja në vazot e shortit:

TRENDING

Exit mobile version