Sport

Barcelona vonohet 18 sekonda, dështon transferimi

Një episod i paprecedentë i ka ndodhur Barcelonës, që nuk ka arritur të mbyllë transferimin e Julian Araujos nga LA Galaxy për shkak të një vonese prej vetëm 18 sekondash. Siç dihet, merkatoja ishte e hapur deri në orën 00:00 të datës 31 janar.

Këtë fakt e ka treguar vetë drejtori sportiv i katalanasve, Mateu Alemany. “Nuk ishim në gjendje të përfundonim në kohë këtë transferim për shkak të një gabimi kompjuterik”, tregoi ai. Kështu, i riu, i cili do të regjistrohej në ekipin B dhe do të ishte opsion edhe për ekipin e parë, do të duhet të qëndrojë në SHBA deri në fund të sezonit.

Gjithsesi, Barcelona ka ndërhyrë për të tentuar ta marrë që tani. Katalanasit kanë bërë një kërkesë në FIFA për ta pranuar transferimin me argumentin se ky kalim nuk varej nga klubi. Topi i kalon tashmë institucionit më të lartë të futbollit. Në rast se do jepet drita jeshile për këtë transferim, Araujo do të regjistrohet me ekipin B.

TRENDING

Exit mobile version