Sport

Barone nuk ia del, ndërron jetë drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës

Joe Barone nuk e fitoi “betejën” me jetën. Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës vdiq në moshën 57 vjeçare në San Raffaele të Milanos, në spitalin në të cilin ishte shtruar pasditen e së dielës, kur u transportua me një ambulancë, për shkak se kishte pësuar atak kardiak.

“Me dhimbje të thellë dhe trishtim të pamasë, Fiorentina sot humbet një nga pikat e saj të referencës, një figurë që ka shkruajtur historinë në klub. Drejtori i Përgjithshëm Giuseppe Barone, pas problemeve shëndetësore të shfaqura së fundmi, ka ndërruar jetë sot në spitalin “San Raffaele” në Milano” – Shkruan Fiorentina.

Barone mbante rolin e drejtorit të përgjithshëm të klubit që nga viti 2019. Gjatë kësaj periudhe, Fiorentina njohu rritje në shumë aspekte, me skuadrën që u shndërrua në një ekip protagonist në Serie A.

TRENDING

Exit mobile version