Politike

Basha duhet të flasë! Në 21 Janar ishte me dylbi në tarracën e Kryeministrisë

Analisti Arjan Curi konsideroi Lulzim Bashën si dëshmitarin okular, i cili duhet të dëshmojë lidhur me ngjarjen e 21 Janarit. Në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, Curi tha se ka dëshmi që Basha, i cili në atë kohë ishte Ministër i Brendshëm, ka qenë në tarracën e kryeministrisë dhe se madje ka parë me dylbi protestuesit.

Lidhur me audio-përgjimet për ngjarjen, Curi tha se në pjesën e pa publikuar mund të jetë edhe zëri i Bashës, megjithatë ai u tregua i rezervuar lidhur me këtë, për shkak se ende kaseta nuk është dëgjuar.

Curi theksoi se SPAK duhet të marrë në pyetje edhe Bamir Topin, i cili ishte President në atë kohë, Ina Ramën që ishte kryeprokurore, zinxhirin drejtues të Gardës si dhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha.

Mendoj që Basha si dëshmitar okular di gjëra për atë ditë. Ka dëshmi nga mediat, por edhe nga dëshmitarë okularë që Basha është parë në tarracën e kryeministrisë duke marrë e dhënë me gardistët, me komandantët, disa thonë që e kanë parë edhe me dylbi që vështronte mbi protestuesit. Këtu rezervohem sepse kjo është një gjë që është raportuar atëherë dhe duhet të dëshmojë Basha nëse ka qenë në kryeministri në 21 janar dhe kjo e kthen atë në dëshmitarë okularë. Mund të jetë edhe në kasetë se ka zëra që thonë se pjesë të kasetës që nuk janë publikuar mund të kenë edhe zërin e Bashës. Por prap rezervohem sepse akoma nuk e kemi dëgjuar. Por që Basha ka qenë aty që e dimë. Për mua duhet thirru Bamir Topi, Ina Rama, gjithë zinxhiri i komandues i Gardës, Basha që shihte me dylbi nga tarraca dhe Berisha që nuk pranoi të largohej nga kryeministria”, u shpreh Curi.

TRENDING

Exit mobile version