Politike

Basha: Ilir Meta ka marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë. E di gjithë Shqipëria se kush është…

Një përplasje në distancë ka ndodhur ndërmjet kreut të Partisë Demokratike Lulzim Bashës dhe kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Gjatë një konference për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë, akuzoi Bashën për pazare me kryeministrin Edi Rama.

‘Nuk e di kush është treshja më e vjetër e politikës në vend e për cilat pazare bëhet në vend. Dmth unë jam pjesë e një tresheje ku është ish shefi i tij, shefi i tij aktual dhe unë jam pjesë e pazareve që ka votuar ky? Për të cilat ka votuar ish shefi i tij dhe unë kam bërë grevë? Për pazarin e 17 majit?

Apo bëhet fjalë për pazarin që mos të jepte alternativë për reformën territoriale? Dhe ai kurrë nuk e solli atë se që atëherë ka qenë në Pazar me shefin e tij aktual. E di gjithë Shqipëria se kush është njeriu I pazareve, kush mbahet peng për të dëmtuar opozitarizmin dhe nuk bëhesh njeri duke lyer flokët, as duke thënë se unë jam fitimtar se bëj lapsuse siç bën presidenti i SHBA.’- tha Meta.
Nga ana tjetër kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Metën se është bërë bashkë me Ramën dhe Berishën në një aleancë të re kundër SPAK-ut dh ekundër Reformëz Zgjedhore.

Basha, duke ju referuar Metës, thotë se nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga.

‘Politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar nuk e kanë thjesht betejën me Partinë Demokratike, por, mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar. Jo vetëm që janë në pazar me njëri-tjetrit, por dihet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha dhe Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve. Këtë radhë janë bërë bashkë në një aleancë të re kundër SPAK-ut dhe kundër Reformës Zgjedhore, sepse vetëm kështu mund të vijojnë me pazaret e vjetra të bëra në kohë të reja.

Personalisht nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga. Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman.’- shkruan Basha.

TRENDING

Exit mobile version