Politike

Basha në krye të PD/ Bardhi: Tani do marrë kurorën e mbretit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit që Lulzim Basha të jetë në krye të PD-së.

Me anë të një mesazhi tallës, ai thotë se nuk ishte aspak surprizuese dalja e rezultatit në favor të Bashës, dhe se ai nga sot do mbajë kurorën e mbretit.

“Çfarë surprise. Sapo mbërriti në aeroport kurora e “Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar” P.s: Statusi s’ka lidhje me asnjë ngjarje joekzistente! Pushime të mbara!”, shkruan Bardhi në Twitter.

Pas fitores së zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike, Lulzim Basha falenderoi dhe shprehu mirënjohjen ndaj votuesve dhe strukturave të partisë, ndërsa një falenderim të veçantë ia kushtoi kundërshtarit të tij Gjergji Hanit. Ai dha mesazhin se demokratët tashmë janë gati për një tjetër betejë.

TRENDING

Exit mobile version