OPINION

Basha në krye të PD-së/ Kikia: Përjashtoi Berishën

Nga Mentor Kikia
Opozita serish ne dore te Berishes!
Komedia
Basha perjashtoi Berishen!
Gaz Bardhi perjashtoi Bashen!
Indrit Sefa perjashtoi Gaz Bardhin!
Basha i mbylli seline Berishes dhe Berisha i shqeu dyert.
Zyrat neper qarqe u ndane, ca me Bashen e ca me Berishen.
Pastaj ato qe ishin me Bashen u ndane, ca me Bashen dhe ca me Gaz Bardhin.
Teorikisht tani kemi 3 Parti Demokratike!
Paktikisht nuk kemi opozite.
Drama
Vendi nuk ka opozite dhe ka tre grupime qe luftojne e do te luftojne per nje vule.
Une mendoj se Basha e humbi shancin ta ringrinte PD-ne. Ai thjeshte donte te behej kryetar i saj. Ai kishte frike nga nje proces zgjedhor real, sepse asnjehere nuk kishte fituar vete(e kishte zgjedhur Berisha), ndaj dhe nxitoi te merrte drejtimin e asaj PD-je qe kishte mbetur nga lufta me Berishen. Kjo prodhoi nje proces zgjedhor farse, pa fushate, pa platforma, pa ditur sa anetare jane e kush do te votoje. Kjo i sherben vetem Bashes dhe jo PD-se.
Basha me Bardhin tani do te luftojne ne gjykate per legjitimitetin e procesit, etj etj.
Zgidhja
Ka dy zgiidhje:
1: Qe coprrat e PD-se te behen serish opozite reale dhe alternative pushteti. Kete e ka ne dore vetem Berisha tani, pasi Basha mbaroi pune me “copen” e tij. Berisha dhe bashkepunetoret e tij 30-vjecare duhet te terhiqen nga kontrolli i asaj qe quhet “Rithemelimi”, dhe te hape nje proces zgjedhor real, per te ringritur nje parti me burimet njerezore te PD-se se tij, atyre qe u larguan nga Basha dhe atyre qe mund t’i qasen kesaj force te re, me nje hapje reale dhe gare demokratike reale.
2: PD shuhet dhe ne rremujen dhe kaosin politik te krijuar, do te lindin alternativa te reja opozitare. Nuk e kam fjalen ketu per ato qe gatuhen ne kuzhinen e PS-se dhe qe marketohen neper studiot e televizioneve si mall politik “Made in USA”, por per alternativa qe te gezojne mbeshtejen e qytetareve.

TRENDING

Exit mobile version