Programi ynë “Shqipëria Fiton” do t’i heqë te gjitha këto pengesa dhe do të fuqizojë klasën e mesme.
Ne do vendosim një moratorium 12 mujor gjatë të cilit asnjë biznes nuk do të gjobitet.
Do të ulim numrin tmerrësisht të lartë të kontrolleve që i marrin sot frymën biznesit.
Do të përgjysmojmë afatin ligjor për miratimin e lejeve dhe licencave. Ju mundoheni dhe punoni fort, ndaj meritoni më shumë.