Politike

Basha replikon: Humor kooperative që dëmton edhe trangujt e Myzeqesë

Deputeti i PD Dashnor Sula rikujtoi sot në sallën e Parlamentit marrëveshjen e 21 Prillit 2008 për sistemin zgjedhor. Ai u shpreh se ishte kjo ditë pikënisja e të gjitha problemeve që u reflektuan në proceset zgjedhore dhe që dëmtoi demokracinë.

Duke përjashtuar pak emra dhe veten e tij, ai u kërkoi kolegëve politikë që mos të flasin për lista të hapura dhe votën e diasporës kur asokohe kanë votuar pro atij pakti. Për këtë të fundit thotë se përgjegjës janë Sali Berisha, Edi Rama dhe të gjithë ata që dhanë kartonin jeshil.

21 Prill 2008, pse u ndryshua sistemi zgjedhor? Zoti Berisha që e keni burgosur atje dhe zoti Rama që nuk vjen. Ata dy persona e dinë. Me kontributin tim modest politik, jam krenar që bashkë me ca kolegë të tjerë kemi votuar kundër ndryshimeve kushtetuese, ishte ky parkamnet që iu nënshtrua asaj marrëveshjeje. Ndryshimet e 21 Prillit e dëmtuan demokracinë, po ku ishit ju që votuat pro?! Prandaj të nderuar, kthejeni kokën mbrapa njëherë, mendojeni se çfarë keni thënë, se historia ju gjykon”, tha Sula.

Lulzim Basha: Mirësevini në humorin e ri të kooperativës bujqësore këtu në Parlamentin e Shqipërisë. Në mungesë të koncepteve, ideve, batutat e shpikura me steroid që dëmtojnë edhe trangujt e Myzeqesë nuk i bëjnë mirë qytetarëve. Pyetja është e thjeshtë, pse keni frikë të shpreheni? Se keni frikë nga listat e hapura është e qartë. Tani gënjeshtra i ka hedhur thellë rrënjët në këtë sallë dhe ka helmuar çdo frut që prej kohësh del nga kjo sallë, qofshin këto ligje, vendime apo diskutime të çfarëdo natyre, por që nuk i shërbejnë interesit publik

TRENDING

Exit mobile version