Aktualitet

Bashkia e Durrësit fiton çmimin e publikut për praktikat e mira në administrimin e arsimit parashkollor

Bashkia e Durrësit ka fituar çmimin e publikut për praktikat e mira në administrimin e arsimit parashkollor në konkursin kombëtar të praktikave të mira 2020.
Ky konkurs u organizua nga Ministria e Brendshme (MB) dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjen Vendore (AMVV) me mbështetjen e Bashki të Forta, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Synim i këtij edicioni ishte evidentimi i bashkive inovatore dhe të forta. Pjesëmarrëse në këtë edicion ishin 38 bashki, të cilat aplikuan në katër kategori. Publiku i gjerë pati mundësi të përzgjidhte fitueset e katër çmimeve për praktikën më të mirë, duke votuar online për secilën kategori.
Mbështetja e madhe që na dha publiku i cili votoi Bashkinë e Durrësit na shton përgjegjësinë dhe motivimin për të vijuar me më shumë intensitet punën e përditshme në shërbim të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version