Aktualitet

Baton Haxhiu debat me Këlliçin për SPAK: Ku jeton ti mor burrë?

Analisti Baton Haxhiu thotë se në procese të caktuara politike, drejtësia bën edhe kalkulime.

Haxhiu dhe anëtari i Kryesisë së PD Belind Këlliçi, debatuan rreth punës së SPAK.

Në fjalën e tij, Baton Haxhiu theksoi se në situatën aktuale politike, opozita e Sali Berishës është një pengesë.

Por Këlliçi e konsideroi këtë teori të paligjshme nëse ndodh.

Baton Haxhiu: Fryma e SPAK-ut është që ta pastrojë Shqipërinë nga pandëshkueshmëria dhe mungesa e botës së lirë. Dy shembuj, Erion Veliaj dhe Edi Ramën.

Unë besoj që SPAK-u gjatë këtij procesi që ka ndërtuar për inceneratorët dhe për pjesët e tjera, në planet e tyre sigurisht i ka që këta të jenë edhe pjesë e hetimit. Por drejtësia në procese poltike të rënda bën edhe kalkulime të tilla. Pengesa kryesore në këtë moment është opozitarizmi individual i Sali Berishës. Kjo nuk domethënë që nëse bën kalkulime nuk e arrin drejtësinë në fund. Një drejtësi nuk mund të heshtë.

Pika e dytë është Berisha është njeri që frymëzon dhe ka pas vetes histori militante. Për të fituar fuqinë SPAK-u duhet të krijojë një frymë që duhet të jetë e veshur me guxim dhe kush është njeriu i cili ka fuqinë më të madhe? E ka doktori.

Belind Këlliçi: Kjo që ti po flet është paligjshmëri. Po shkon në arrest dikush që nuk ka asnjë akuzë. Nuk është normale, nuk duhet të ndodhi, as për Edi Ramën.

Baton Haxhiu: Nëse ti ke menduar që drejtësia është në pikën idealiste të saj që funksionon vetëm me të drejtën pa e parë kontekstin, atëherë ke gabuar profesionin dhe ke gabuar pse je në politikë kaq gjatë.

Belind Këlliçi: Ti më thua që kam gabim që kërkoj shtet të së drejtës?

Baton Haxhiu: Je në karrigen e gabuar të jetës tënde.

Belind Këlliçi: Pse po kërkoj shtet të së drejtës?

Baton HaxhiuShteti i të drejtës kur në proces gjyqësor nuk gabohet; shpallet i lirë nëse s’ka fakte dhe shpallet i dënuar nëse ka fakte.

Belind Këlliçi: Është i hequr liria pa asnjë akuzë dikujt sot që flasim, që është ish-President, ish-Kryeministër.

Baton Haxhiu: Ku jeton ti mor burrë?

Belind Këlliçi: Këtu në Shqipëri jetoj, unë s’e di ku jeton ti. Unë po kërkoj që të ketë një drejtësi pa regji.

Baton Haxhiu: Nuk ka ashtu, nuk ka, harroje këtë punë.

TRENDING

Exit mobile version