Politike

Batuta e Ramës me vdekjen e Prigozhin: Avioni nuk po nisej ende…

Ngjarjen ku humbën jetën 10 persona në Rusi, mes tyre edhe kreu i Vagnerit, Prigozhin, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta kthej në batutë në forumin e Bledit në Slloveni.

Teksa theksoj nevojën e mbështetjes së Ballkanit Perëndimor nga BE, Rama përfshiu në fjalën e tij edhe ngjarjen e rëndë.

 E di që duket paska e errët, por pas kësaj historisë me avionin rus dhe duke e mbyllur me një not pak më lartë. Nuk e di nëse dëgjuat që Rusia ka negociatën për të unifikuar orën sepse kanë 9 orë diferencë nga njëra anë e vendit në tjetrën dhe Kryeministri shkoi te Putini dhe tha: Zoti president kemi një problem. E dërgova pikërisht familjen time me pushime dhe i mora në telefon për t’i thënë “natën e mirë”. Është mëngjes atje dhe janë në plazh. E mora Olaf Scholzin për përvjetorin e tij dhe më tha që është nesër. Mora Xi Jinping për vitin e ri ta uroja dhe më tha që është ende viti i vjetër. Dhe Putin i thotë: E di, më ndodh dhe mua, dhe unë mora Prigozhinin dhe familjen për t’i thënë që avioni nuk po nisej ende”,-tha Rama.

TRENDING

Exit mobile version