Sport

Bayern mposht çekët, ‘kopjojnë’ Napolin (VIDEO)

Bayern Munich fitoi 2-4 me Vitoria Plzen në Çeki. Bavarezët kalojnë në raundin play-off, duke iu falur golave të Mane, Muller dhe dopietës së Goretzka. Vikanova dhe Kliment shënuan te vendasit. Me 12 pikë, Bayern lë pas Inter dhe Barceona në grupin C duke kaluar në fazën me eleminim.

 

Brugge makth i Atletico Madrid, skuadra e Simeone komplikon kualifikimin
Atletico Madrid barazoi 0-0 me Club Brugge në Spanjë. Skuadra e Simeone u ndal në shtëpi, me Brugge që fitoi edhe në ndeshjen e parë. Tanimë skuadra e Simeone mban vendin e dytë në grupin B. Me 10 pikë, skuadra belge prin kreun dhe kërkon kualifikmin në ndeshjen e radhës.

Skuadra e parë që del nga grupet e Champions, Napoli ‘tërbon’ Ajax

Napoli fitoi 4-2 me Ajax për grupin A në Champions League. Për ndeshjen e katërt në grupe, skuadra e Spallettit iu fal golave të Lozano, Raspadori, Kvaratskhlia dhe Osimhen, për t’u bërë skuadra e parë e kualifikuar për në fazën me eleminim direkt. Për Ajax shënuan Klaassen dhe Bergwijn. Me 12 pikë pas katër ndeshjeve, Napoli prin me 12 pikë, ndërsa Ajax me tri pikë qëndron në vendin e tretë.

Napoli 4 – 2 Ajax (Lozano 4′, Raspadori 16′, Kvaratskhlia 62′ (p), Osimhen 90’/ Klassenn 49′ Bergwijn 83′ )

TRENDING

Exit mobile version