Bota

BBC: Rebelimi i Prigozhin, si dalja e xhindit nga llamba

Në Rusi është shkaktuar një krizë e madhe ushtarake. Kryetari i ushtrisë “Wagner” dhe miku i ngushtë i Presidentit rus deri vonë, Yevgeny Prigozhin “i shpalli luftë” Ministrisë së Mbrojtjes, duke e vënë atë në trajektore të destabilizimit të brendshëm.

Prigozhin ka deklaruar se zyrtarët e Kremlinit shkaktuan vdekjen e mijëra ushtarëve të tij, ndërsa tashmë kërkon ndëshkim. Ushtria e “Wagner-it” e udhëhequr nga Prigozhin është vendosur në Rostov që nga fillimi i së shtunës, teksa raportojnë se kanë marrë tashmë ndërtesën e qeverisë ushtarake dhe ministrisë së Brendshme në qytetin rus.

Ndërkohë BBC e ka quajtur rebelimin e Prigozhin si ‘dalja e xhindit nga llamba’. “Wagner” ka vënë nën kontrollin e tyre aeroportin ushtarak të qytetit, duke lejuar megjithatë nisjen e avionëve të destinuar për në fushën e Ukrainës.

TRENDING

Exit mobile version