06/06/2021 , 7:10

BE-ja synon përmirësimin e biodiversitetit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian në Ditën Botërore të Mjedisit kanë vënë theksin në objektivat për ndotje zero, vazhdimin e biodiversitetit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një deklaratë nga llogaria e saj në Twitter ka ndarë mesazhin se “Në Ditën Botërore të Mjedisit ne duam që qëllimi ynë të shkojë përtej kufijve”.

Ajo rikujtoi se BE-ja synon përmirësimin e biodiversitetit, të mbrojë tokën dhe detërat si dhe të arrijë objektivin “zero” për ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në postimin e tij tha se “BE-ja do të vazhdojë të luftojë kundër ndryshimeve klimatike sepse nuk kemi alternativë tjetër”.

Institucionet e BE-së më 21 prill ranë dakord mbi ligjin për klimës që do ta bëjë ligjërisht të detyrueshëm objektivin e Unionit për të qenë të padëmshëm ndaj klimës deri në vitin 2050 dhe për qëllimin e uljes së emetimeve të gazeve serrë me 55 për qind deri në vitin 2030.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin