NTV
No Result
View All Result
20/02/2021 , 23:17
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
20/02/2021 , 23:17
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

BE: Sa më parë të sigurohen doza të vaksinave për vendet e Ballkanit

by Cuci
25/01/2021 , 19:09
BE: Sa më parë të sigurohen doza të vaksinave për vendet e Ballkanit
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BRUKSEL– Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan të hënën në Bruksel për ndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të fqinjësisë lindore.

Sipas burimeve diplomatike të BE-së, në këtë takim u përsërit qëllimi i BE-së që “sa më parë” të sigurojë një sasi të dozave të vaksinave edhe për vendet në fjalë, të cilat do të ndaheshin nga sasia që u dedikohet vendeve anëtare.

Por, problem serioz në këtë moment thuhet se paraqesin vonesat në shpërndarjen e vaksinave nga prodhuesit te vendet anëtare të BE-së.

Kjo, sipas burimeve në Bruksel, e vështirëson edhe donacionin e vaksinave që BE-ja e ka paralajmëruar për vendet e Ballkanit Perendimor.

Komisioni Evropian është në bisedime me prodhuesit e vaksinave për t’i detyruar ata që t’i përmbushin obligimet nga marrëveshja për shpërndarjen e tyre.

Aktualisht, vëtëm dy vaksina janë të autorizuara për përdorim në BE: Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Nga Komisioni Evropian është paralajmëruar se deri në fund të kësaj jave do të autorizohet edhe vaksina e zbuluar nga Universiteti i Oxfordit dhe e prodhuar nga kompania AstraZeneca.

Kjo kompani e ka shqetësuar BE-në me njoftimet se në çerekun e parë të vitit do të shpërndajë 60 për qind më pak vaksina sesa që janë porositur.

Vonesat e tilla në BE tash përmenden si arsye shtesë se përse ende asnjë vend i rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk ka marrë ndonjë sasi të vaksinave përmes BE-së.

Shumica e vaksinave për këto vende pritet të arrijnë përmes nismës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, e cila synon shpërndarjen e vaksinave edhe në vende të varfra.

Por, duke e ditur se ato do të arrijnë më vonë, në BE pohojnë se do të “bëjnë çdo gjë në mundësinë e tyre” për të siguruar qasje sa më të shpejtë në këto vaksina edhe për vendet e rajonit.

Pos që është donatore kryesore në nismën COVAX me mbi 800 milionë euro, BE-ja ka dhënë edhe 70 milionë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’iu ndihmuar në fushatën e vaksinimit.

Related Posts

Pse ka më shumë efekte anësore pas dozës së dytë të vaksinës?
Bota

Studimi izraelit – Vaksina Pfizer Biontech jo vetëm mbron nga koronavirusi por dhe ndalon përhapjen

19/02/2021 , 15:29
Maqedonia e Veriut bën marrëveshje për 200 mijë vaksina kineze
Bota

Studimi i Universitetit gjerman: Covid-19 ka dalë nga një laborator në Wuhan (Provat)

19/02/2021 , 12:12
“Koronafobia” – Çrregullimi i shkaktuar nga pandemia, pasojat dhe shenjat e tij…
Bota

“Koronafobia” – Çrregullimi i shkaktuar nga pandemia, pasojat dhe shenjat e tij…

19/02/2021 , 11:58

Recent Posts

  • Në galerinë “Nikolet Vasia” duke vizituar ekspozitën e çelur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës me rastin e 100 vjetorit të themelimit të saj
  • Kryemadhi: LSI shquhet për mbatjen e fjalës, synimi ynë realizimi i 5 prioriteteve
  • Përgatituni për supriza të mëdha, Meri Shehu ka lajme të mira për këtë shenjë horoskopi që nuk duhet t’i humbisni në asnjë moment
  • Përfshihen nga flakët lëndët toksike në “ish-trikotazhin” e Korçës, 10 familje të rrezikuara
  • “Nafta është me ujë!”, Grida Duma takim me fermerët: Toka që punohet nuk do taksohet

Kategorite

  • Aktualitet (1,885)
  • Bota (1,855)
  • DOSSIER (15)
  • Ekonomi (232)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (116)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (289)
  • Kronike (636)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (611)
  • MEMORIE (28)
  • Moti (115)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,196)
  • Politike (771)
  • Rajon (170)
  • REAGIM (115)
  • Shendeti (419)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (375)
  • Videonews (353)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!