Pinknews

Bebe Rexha e rimerr veten pas goditjes me celular

Shfaqet në formë të mirë në disa foto në Instagram

Bebe Rexha duket se e ka kaluar lëndimin që i shkaktoi goditja me celular nga një fans në një koncert mbi 2 javë më parë në Nju Jork.Ylli i muzikës Pop shfaqet tepër në formë në disa pamje që ndau me 11 milionë ndjekësit e saj në Instagram.33-vjeçarja shqiptare shfaqet e veshur me një jumpsuit me ngjyrë të kaltër me detaje gurësh me shkëlqim.Interpretuesja e hitit “I’m Good Blue” ndërkohë sapo ka përfunduar turneun e saj botëror në Amerikën e Veriut.Ajo do të nisë turin e saj në Evropë në fund të Korrikut, me destinacionet e para në Gjermani, Holand dhe Mbretërinë e Bashkuar.

TRENDING

Exit mobile version